Emanuele Ndoj duket se është përshtatur më së miri te skuadra e Breshias. Mesfushori përfaqësues shqiptare është kthyer në padronin e mesfushës në skuadrën e tij duke rezultuar vendimtar me paraqitjet e tij ndërsa përveç asistimeve ka arritur të shënojë edhe dy gola deri në këtë moment të sezonit.

Për të formalizuar paraqitjet fantastike të Ndojit ka menduar edhe portali “TMW”, i cili e ka vlerësuar paraqitjen e 23-vjeçarit, teksa e ka vendosur Ndojin në 20 lojtarët me paraqitjen më të mirë të javës që lamë pas. Mesfushori është vlerësuar nga portali me notën 6.33, ndër më të lartat e futbollistëve në top 20.

Ndërkohë, në këtë sezon Breshia ka si objektiv primar rikthimin në elitën e futbollit italian, ndërsa kryesojnë serinë B, duke u mbështetur edhe në vlerat e mesfushorit Emanuele Ndoj.

Sakaq, përformancat pozitive të Ndojit e kanë kthyr mesfushorin në një alternativë të rëndësishme të teknikut të Kombëtares, Kristian Panuçi, në prag të kualifikueseve të Europianit 2020. /VipSport/