Kastrioti deri më tani, kur kanë kaluar gjashtë javë në Superiore është ekipi për t’u mundur. Një skuadër e mirëvendosur në fushë, ku lojtarët japin maksimumin e kualitetit të tyre, si dhe me një strateg si Ramazan Ndreu në stol, që e njeh mjaft mirë ambientin në Krujë, por edhe futbollin shqiptar…

Në prononcimin për mediat, para ndeshjes me shkodranët, Ndreu ka pohuar: “Padiskutim që është një kundërshtar i fortë në këtë pjesë të kampionatin, që mer vlerësim maksimal sepse ka një ekip të fortë dhe që ka marrë pikë duek zhvilluar ndeshje të mira.

Kemi punuar gjatë kësaj kohe që ka qenë shumë e shkurtër për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje. Duhet që të jemi solid sin ë fazën mbrojtëse ahstu edhe sulmues. Por, Vllaznia meriton respket. E njoh, pasi kemi luajtur dy ndeshje miqësore, por edhe i kam ndjekur në dy ndeshje nga ekrani.

“Nuk ka skuadër në botë që për 90-të minuta të jetë e vendosur dhe të jetë e përkryer në fushë. Loja ka fazat e veta të uljes dhe ngritje. Në përgjithësi dua të them që jemi “OK”.

Futbolli i ka luhatjet, por ne në përgjithësi jemi të kujdesshëm dhe të vendosur mirë në fushë. Në këtë ndehsje kemi tri aletrnativa më shumë, ndaj edhe kur kthej kokën nga stoli kam tre lojtarë më shumë, kështu që jam edhe më i “ngrohtë” në këtë takim”.

“Kjo ecuri është e mirë dhe shpresojmë që ta vazhodjmë dhe më vjen mirë që po shënojnë krahas sulmuesve edhe mesfushorët. Të vazhodjmë sa më shumë këtë rrugë, e pse jo duke marrë maksimumin edhe në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë”, – tha Ramazan Ndreu në prag të sfidës me Vllazninë që luhet nesër në Kamzë, në orën 13:45./Vipsport/