HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENdriçim Shtubina tjetër gol të rëndësishëm për Egnatian

Ndriçim Shtubina tjetër gol të rëndësishëm për Egnatian

Futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina është shfaqur edhe njëherë protagonist për Egnatian duke bërë një tjetër paraqitje të mirë, por edhe duke shënuar në fitoren e saj 2-0 pasditen e sotme ndaj ekipit Tomori të Beratit.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë kjo sepse përballë kanë patur një kundërshtar shumë të fortë si Tomori qe eshte edhe ai pretendent. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Në të dytën trajneri Magani ka aktivizuar në minutën e 66-të shkodranin Ndriçim Shtubina. Dhe loja ka ndryshuar menjëherë. Pak minuta më vonë do të ishte Santis që do të zhbllokonte shifrat.

Por ish- futbollisti i Vllaznisë nuk do të qëndronte edhe ai pa shënuar. Ka qenë pikërisht minuta e 94-të kur ai do ta dërgonte topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë që do të vuloste fitoren 2-0 të Egnatias.

Me këtë fitore rrogozhinasit janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve duke udhëhequr të vetëm renditjen e grupit B dhe kësisoj vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt ngjitjes në Superligë që e kanë edhe objektiv. Dhe Shtubina po u jep një dorë atyre në këtë rrugëtim të nisur./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments