Duhej te ishin luajtur sot ndeshjet e javes se shtate, por FSHF ka ndryshuar planet dhe ato jane shtyre per t’u luajtur ne ditet e para te janarit.

Si rrjedhoje ndeshjet e kampionatit kombetar te futbollit te femrave jane mbyllur per kete vit dhe Vllaznia si kryesuese e kampionatit, shpallet automatikisht “kampione dimri”.

Kesisoj pas Vllaznia U21 dhe Vllaznia U19, tashme kemi edhe nje “tjeter” Vllazni “kampione dimri” dhe shpresojme qe te dielen te zyrtarizohet edhe e katerta, ajo e meshkujve te Vllaznise. Per kete te femrave nuk ka qene shume e veshtire kjo gje.

Ajo kryeson me merite renditjen pas 6 javeve me 18 pike te plota pas 6 fitoreve te arritura. Edhe golaverazhi i saj eshte shume pozitiv prej 41 golash te shenuar dhe vetem 2 te pesuar.

Me nje ecuri te tille Vllaznia kuptohet qe eshte serish pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion edhe kete sezon, titull ky qe do te jete i teti rradhazi per te. Megjithate per momentin, pjestaret e ketij ekipi duhet t’i gezohen titullit te pare te ketij sezoni, atij “kampion dimri”.