Vllaznia ka zhvilluar sot seancen e fundit stervitore ne pragndeshjen me Skenderbeun. Ndryshe nga seancat e tjera qe jane zhvilluar ne fushen sportive te Golemit, kjo e sotmja eshte spostuar ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuptohet qe ka qene nje seance e shkurter, ku eshte punuar per disa minuta edhe ne aspektin taktik. Po ashtu, tashme eshte thuajse e qarte edhe menyra si do te luaje skuadra ne ndeshjen e neserme ndaj korçareve.

Ne porte do te jete Zogoviç, ndersa ne mbrojtje do te jete katershja e perbere nga Gurishta, Adili, Bulatoviç dhe Hakaj. Nderkohe ne mesfushe, vendin e Krymit te skualifikuar me kartona, do ta zere Heriç qe do te jete perkrah Jonuzit.

Para tyre do te luaje treshja e perbere nga A.Hoxhaj, Mustedanagiç dhe Latifi. Keta lojtare do te jene ne mbeshtetje te Aralices qe do te vendoset ne maje te sulmit. 11-shja pritet te jete kjo, por ka vetem nje dileme, ate se kush do te luaje, A.Hoxhaj apo Kruja me vlonjatin qe eshte me i favorizuar ne kete drejtim.

Vllaznia e ka per detyre ta fitoje sfiden ndaj Skenderbeut duke shpresuar shume deri ne fund per te kapur nje vend qe do t’i siguronte Europen permes kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/