Përfaqësuesja Shpresa ka nisur që sot grumbullimin e saj për ndeshjet e muajit mars, të vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe. Trajneri Bushi ka nisur përgatitjet me skuadrën në Tiranë për dy ndeshjet ndaj Finlandës dhe Zvicrës.
FSHF ka bërë të ditur se së fundmi në radhët e përfaqësues është ftuar mesfushori i Skënderbeut, David Janaqi. Shkak është bërë mungesa e Tim Civejës, mesfushorit të Sarbrukut në Gjermani, i cili mungon për shkak dëmtimi.
Shqipëria U21 luan më 22 mars ndaj Finlandës dhe më 26 mars ndaj Zvicrës, në dy ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Ajo gjendet në vendin e tretë në Grupin E me 9 pikë pas 5 ndeshjesh të luajtura, dy pikë më pak se Zvicra kryesuese dhe një më pak se Rumania e vendit të dytë.