Ramazan Ndreu nuk është më trajneri i Kastriotit.

Palët kanë ndërprerë marrëveshjen me mirëkuptim.

Duket se vendimi i fundit i Disiplinës për dënimin me 12 ndeshje për trajnerin mund të ketë ndikuar në prishjen e raporteve. Palët janë ndarë tashmë.

Ndreu e drejtoi për tre sezone radhazi Kastriotin duke e mbajtur në elitë, por në këtë pjesë të parë të kampionatit gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.