Loja e bukur e Vllaznise po i ben per vete te gjithe. Ajo e beri kete gje edhe ne sfiden ndaj kryesueses se kampionatit- Tiranes duke dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj saj. Gezim Sinemati, gazetari i njohur sportiv duke folur ne “Procesi Sportiv” e vlereson maksimalisht ekipin shkodran per lojen qe zhvillon.

“Diferenca ne fushe ne ndeshjen mes Tiranes dhe Vllaznise ishte kaq e madhe ne favor te skuadres shkodrane saqe mund te themi se “u shkelen te drejtat e njeriut”. Ne fushe luajti vetem Vllaznia, ndersa Tirana nuk luajti fare.

Ne kete ndeshje, vertete qe nuk kuptohej dot se pse ky ekip (Tirana) kryeson kampionatin. Nese nuk do te ishim dhene kaq shume mbas pikeve, besoj se situata do te kishte qene ndryshe.

Nese kampionati do te matej me loje, Vllaznia do ta kishte fituar kete kampionat. Madje, do ta kishte fituar edhe vjet edhe sivjet dhe eshte ne pararoje te futbollit te bukur. Luan bukur dhe nuk e di si mund te thuhet ne analizen e kesaj ndeshje, se kemi marre pike.

Tirana me lojen qe ka zhvilluar ne kete takim, e ka humbur ate dhe kurrsesi nuk duhet te gezohet me piken e marre. Sa per Vllaznine, duhet te mblidhen ATA ne Federate e ta vendosin nese eshte gati Vllaznia per ta marre titullin apo jo”- eshte shprehur Sinemati./SHKODRA-SPORT.COM/