Ish- futbollisti i Vllaznise Filip Gligorov largohet nga Partizani me te cilin gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet dhe per rrjedhoje e ka nderprere kontraten ne gjysem te rruges. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Mbrojtësi u bashkua me “demat”, në merkaton e verës, por nuk mundi të bindte plotësisht drejtuesit, teksa palët vendosin të ndërprisnin bashkëpunimin pas vetëm 6 muajsh, krejt ndryshe nga sa u pat paraqitur me Vllaznine para dy sezonesh ku beri paraqitje shume te mira.

Partizani falënderoi Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.

“Panorama Sport” mëson se pas largimit nga Partizani, 28-vjeçari, i cili u aktivizua 7 ndeshje me fanellën e kuqe, është pranë transferimit te Kukësit. Maqedonasi me shumë gjasa mund t’i bashkohet skuadrës së Longos, duke ndjekur kështu rrugën e Mustës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.