Erling Haland mbetet një nga dëshirat e mëdha të merkatos së janarit për shumë klube në Europë dhe fakti që ka një klauzolë 20 milionë euro, ka bërë që skuadrat të rrisin interesimin karshi tij. Mediat e huaja bënin me dije se për sulmuesin është arritur akordi mes klubit dhe Dortmundit por duekt se është vetëm një spekulim.
Së fundmi, në listë ka dalë një tjetër emër dhe shihet si ekipi i ardhshëm i norvegjezit. Haland mund të transferohet në kampionatin anglez, aty ku Manccester Junajtid duket se ka fituar konkurrencën me të tjerët dhe tashmë është në krye të listës për të marrë shërbimet e tij.
Haland njihet mirë nga trajneri Solksjaer duke qenë se e ka trajnuar në të shkuarën dhe fakti që janë të dy norvegjezë, mund të kthehet në asist për talentin. Haland spikati këtë sezon jo vetëm në kampionatin austriak me Salcburgun, por edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku arriti të shënonte gola të shumtë duke qenë ndër më të mirët./VipSport/