Bekim Balaj ishte heroi i Vllaznisë në Klasiken e Shqipërisë. Goli i sulmuesit shkodran do t’u jepte fitoren ndaj kryeqytetasve.

Pas ndeshjes Balaj do të ishte mjaft i lumtur dhe i buzëqeshur për këtë triumf, ndërsa do të theksonte se tashmë kuqeblutë kanë kaluar momentin e vështirë.

Goli?
Është ndjenjë e mirë te shënon dhe të jesh golashënues. Jam shumë i lunmtur që goli im i jep 3 pikët skuadrës. Vinim pas një fitore në Shkodër dhe vinim me moral të lartë. Ishte një sfidë e luftuar dhe në fund vlen 3 pikëshi. Kjo ndeshje na jep një shtysë të madhe për ecurinë.

Hera e parë që buzëqesh?
E kam humbur në Gracë. (QESH) Shpresoj të kemi më shumë buzëqeshje herë tjera. Ndeshje pas ndeshje është rritur shumë besimi dhe 3 pikët ndaj Tiranës të sjellin buzëqeshjen.

Fusha?
Mendoj se kush do të shënonte i pari do të arrinte ta kishte më të lehtë dhe e dinim se do të ishte e vështirë. Të lumtur që morëm fitoren ndaj Tiranës.

Iu mungojnë tifozët në Shkodër?
Mund të them që Vllaznia ka mbështetjen e tifozëve. I mungon çdo gjë nëse mungojnë ata. Rezultatet kanë bërë që ata të mërziten dhe ndaj Skënderbeut e presim më të zjarrtë . Ne kemi në dorë të kthejmë te tifozët atmosferën që dëshirojnë.

Sa meritë kanë Osmanët në këtë ndryshim? Sigurisht ndryshimi i trajnerit dhe drejtorit u dhanë një spunto për të bërë më mirë. U bëmë të gjithë bashkë për të rikthyer Vllazninë aty ku e meriton”.