E pa besueshme por e vertete! Kjo eshte gjendja mizerrabel e fushes se sotme te stadiumit Selman Stermasi ne kryeqytet ku po luhet ndeshja klasike e Superliges se Shqiperise Tirana – Vllaznia [???

Nje cope toke kooperative te dikureshme dhe kurresesi fushe futbolli, nje ambjent tejet i trishtueshem dhe kerkundi e ne asnje pike sportiv!

Vetem Dhe ne krejt fushen skandaloze e tek -tuk edhe ndonje dore Bar si per te na kujtuar se dikur ketu ka qene nje stadium futbolli.

Sinqerisht kurre nuk me kishte shkuar mendja se dy klubet me popullore , nder me te titulluarat e te dyja me me shume se 100 vjet histori nje dite do te perfundonin te perballeshin pikerisht ne kete fushe te tmerreshme ku cdo gje mund behej pervecse futboll nuk mund te luhej dot kurre!

E turpshme per klubin Tirana e pa faleshme dhe per kete duhet te mbaje goxha pergjegjesi i pari Presidenti i ketij klubi Refik Halili.

Pergjegjese direkte per kete katastrofe eshte edhe Bashkia e Tiranes dhe kreu i saj mafiozi Erion Veliaj…pasi ata jane bashke-aksionere me R.Halilin tek SK Tirana ku zoterojne nje perqindje te konsiderueshme te aksioneve te klubit bardhe e blu.

E pa besueshme se si FSHF e Presidenti i saj A.Duka lejojne dhe e degdisin ndeshjen klasike te historise se futbollit shqiptar ne kete lloj fushe lufte.

Jam mese i sigurte se as ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar madje as me poshte saj nuk mund te gjesh nje tjeter lloj fushe te tille …katastrofe ne cdo lloj kendveshtrimi.

Aq sa edhe fusha e futbollit ne filmin Tomka dhe shoket e tij dekada me pare ishte ku e ku me e mire se sa kjo e S.Stermasit te sotem ose thene ndryshe fusha e bardhe e bluve shume here kampione te Shqiperise.

Dhe nuk e di se me c’lloj fytyre Refik Halili qendron ne tribunen VIP duke “shijuar” Tirana – Vllaznia, klasiken e futbollit shqiptar.

]
Dhe si te pa fytyre qe jeni te gjithe bashke, si hajdute e palaco, si te pa afte e llapaqener vazhdoni e mburreni me Kombetaren e Shqiperise edhe pse askush prej lojtareve te saj te sotem nuk eshte asesi produkt i juaji e i futbollit shqiptar sidomos larg qofte produkt i fushave te tilla Made in Refik Halili & Duka & Veliaj.

Dhe nuk e di dhe se kuptoj dot se me cfare morali Presidenti Duka del neper studio TV e flet i ngrehur si Gjeli ne pleh per infrastrukture moderne, per arritje e suksese per projekte 100 fushash etj etj kur klasikja e futbollit shqiptar luhen si ne fushen e Shallvareve te dikureshme ketu e gati 85 vjet me pare.

Turp, po ku keni me turp juve! Ky eshte problemi sepse ka kohe qe vete Turpi ka turp nga ju!