“Klasikja” e futbollit shqiptar, ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë është mbyllur me fitoren e shkodranëve. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, Vllaznia triumfoi me rezultatin 0-1.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli ish-kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta i cili aktualisht luan në Bullgari.
“Më vjen mirë që erdha me shans. Më vjen mirë që Vllaznia fitoi sot pasi do ndikojë në ecurinë. Vllaznia do të jetë padyshim në katërshen e parë dhe më pas në finale. Mbrojtja?
Ka qenë pak me probleme, por e ka gjetur formën në ndeshjet e fundit. Edhe vitin e kaluar kemi bërë gabime, por kur kemi luajtur ndaj Tiranës kemi marrë rezultate pozitive. Lojtarët japin 100% në “Klasiken” e futbollit shqiptar”, është shprehur Gurishta.