Pep Guardiola ka bërë një punë të madhe te Manchester City. Skuadra e tij është në rrugën e fitimit dominues të titullit në Premier League.

Dhe, më e rëndësishmja, ai e ka mbikëqyrur një rishikim të tillë mbresëlënës të skuadrës së tij edhe nga ana e stilit, taktikës.

Por, java e kaluar ka treguar se ka ende punë për të bërë. Vetë Guardiola e pranoi këtë të hënën.

“Nëse nuk jemi në gjendje ta përmirësojmë këtë, – tha ai, lidhur me pësimin e golave në një hapësirë ​​të shkurtër kohore, – atëherë psikologjikisht do të jetë një mësim i mirë për të ardhmen.

Ne nuk jemi këtu vetëm për disa muaj, por për një kohë të gjatë”.

Por, nëse Manchester City do të përmbysë një disavantazh 3-0 ndaj Liverpool, atëherë gjërat mund të jenë krejtësisht ndryshe.

“Qytetarët” pësuan tre në nëntë minuta, në “Anfield”, në janar, dhe pavarësisht marrjes së hapave për të shmangur një përsëritje të tillë, javën e kaluar, ata pësuan sërish, në të njëjtin stadium, tre gola për 19 minuta.

Duke pasur parasysh taktikat e Jurgen Klopp, që janë si antidote për Guardiolën, rezultati kundër Liverpool mund të mos jetë i dëshiruari, sa për t’u kualifikuar më tej në Champions.

Përmbysja e ashpër e së shtunës kundër Manchester Unitedit tregoi se Guardiola ka më shumë se duket për t’u shqetësuar.

“Djajtë e Kuq” ishin të vdekur dhe u “varrosën” në pjesën e parë, por ata shënuan tri herë në 17 minuta dhe e rrëzuan Manchester City, ashtu siç Liverpool kishte bërë.

Kjo sugjeron se për të gjithë progresin e bërë nën drejtimin e Pep Guardiolës ka një “nofull qelqi”, që ende në nevojë për forcim.

Dhe kjo u jep “qytetarëve” një dhimbje koke të madhe, pavarësisht nga ndeshja e së martës.

Ekipet e Guardiolës gjithmonë kanë pasur probleme në përballjet me Klopp. Madje, edhe kur rezultati ishte 0-0, Pep do të kishte shqetësime të mjaftueshme nga presioni i lartë i “Reds”, të cilët synonin drejtpërdrejt zonat ku Manchester City përpiqej të gjeneronte sulmet e veta.

Ndeshjen e fundit, Guardiola bëri disa ndryshime, për të mbrojtur skuadrën e tij në funksion të kthimit me Liverpool, më së shumti duke shkëmbyer Raheem Sterling me Ilkay Gundogan, por asnjëri prej tyre nuk ka punuar si duhet dhe tani duhet të dalin me një plan tjetër të ri.

Por, edhe nëse “qytetarët” mund të gjejnë një mënyrë për të shmangur një periudhë të kushtueshme 10-20 minutashe, ekziston rreziku që një gol i Liverpool, duke pasur parasysh rëndësinë e golave në fushën kundërshtare në kësi ballafaqimesh, mund të shënojë fundin e shpresave të Guardiolës me të tijtë nga Liga e Kampionëve edhe për një tjetër vit.

“Bluesi” kanë reaguar ndaj shumë sulmeve të këtij sezoni. Ndryshe, ata nuk do të ishin aty ku janë, por në dy ndeshjet e fundit thjesht nuk kanë bërë mjaft mirë.

Është një gjë për shpjegim të pësosh tre gola kaq shpejt, por përgjigjet e “qytetarëve” në këtë drejtim kanë qenë po aq shqetësuese.

Në “Anfield”, javën e kaluar, ata e patën topin në zotërim gjatë gjithë pjesës së dytë, por nuk shënuan dot qoftë edhe një gol.

Të shtunën, Manchester City krijoi shansin e çuditshëm ndaj “Djajve të Kuq” për ta barazuar rezultatin 3-3, por në thelb nuk mundi ta gjente diçka, kur ishte e nevojshme.

Mjaft kanë sugjeruar se ata e kanë humbur ritmin, por Guardiola nuk ka asnjë konstatim të tillë: “Jam shumë i kënaqur për mënyrën se si kemi humbur kundër Manchester Unitedit.

Natyrisht, nuk dua të humbas, jemi të trishtuar, sidomos për tifozët tanë, sepse kemi patur rastin të shpalleshim kampionë, por mënyra se si luajtëm, madje edhe në rezultatin 2-3, më bën shumë të lumtur. Nuk mund të them asgjë tjetër për këtë”.

Nëse lojtarët e Guardiolës ishin të hutuar nga tifozët javën e kaluar, këtë herë mesazhi është i qartë: Fitoni ndeshjen e kthimit me Liverpool.

Megjithatë, përgjatë një përgjigjjeje tjetër, Guardiola zbuloi, gjithashtu, se psikologjia mund të hyjë shumë në lojë për skuadrën e tij “të plagosur”: “Nëse e pësojmë një gol, mos u dorëzoni, mos u dorëzoni”./telesport/