sh-mbrojtësi i Tiranës, Jurgen Goxha do të vazhdojë karrierën futbollistike në Azerbajxhan te skuadra e Sabailit.
28-vjeçari ka ndërruar vetëm skuadër pasi prej 1 viti ishte pjesë e Gabalës, skuadër e cila gjithashtu militon në futbollin elitar në Azerbajxhan.
Goxha ka një karrierë të pasur në Shqipëri si futbollist duke u aktivizuar me disa skuadra si Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Shënkolli, Bylisi e Tirana, teksa prej një viti u largua drejt Azerbajxhanit.