Juventusi është shumë pranë akordit me mesfushorin e Mançester Junajtid, Nemanja Matiç, i cili do të largohet nga “Djajtë e Kuq” me parametra zero në fund të sezonit.

Sipas medias britanike, “Daily Star”, bardhezinjtë kanë shfaqur një interes të fort për mesfushorin serb, me këtë të fundit që i pëlqen ideja për t’u bashkuar me skuadrën e Alegrit.

Juventusi ka gati një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon për Matiç, me 34-vjeçarin që do të ketë të drejtë të zgjedhë cilin klub të dojë për të firmosur duke nisur që nga 1 gushti.