Klubi i Velecikut ka mbetur pa administrator. Shpëtim Halaj që administronte klubin prej disa vitesh mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen. Burime pranë klubit bëjnë me dije se kryetari i bashkisë, Tonin Marinaj ka vendosur të shkojë vetë në asamble dhe të votojë më 7 shkurt. Kjo eshte raportuar nga gazeta “Panorama Sport”. Sipas saj, Halaj nuk e ka pritur mire kete gje duke pretenduar se duke qenë ai administratori dhe duke investuar tek ekipi do të duhej të votonte ai.

Bashkia e Koplikut drejtohet nga Tonin Marinaj, që është i PS. Aktualisht klubi nuk ka administrator. Halaj cilësohej si mbështetësi kryesor i Veleçikut, por duket se ndarjet politike e kanë lënë klubin në një kaos të madh.