Ne fillim ishte Bylis, kete here Kastrioti. Ne javet ne vijim, mund te jete edhe ndonje tjeter. E kemi fjalen per kundershtaret e Partizanit ne ndeshjet e fundit qe ai ka luajtur dhe qe ne fakt duket se i ka kaluar “disi lehte”.

Ne Shkoder jane te bindur se ballshiotet dhe krutanet nuk kane dhene me te miren e tyre ndaj ketij kundershtari, krejt ndryshe nga sa ato kane luajtur ndaj Vllaznise apo ekipeve te tjera.

Kane toleruar apo jo, kete askush nuk mund ta thote me siguri. Megjithate tashme edhe analiste dhe specialiste te ndryshem po e permendin kete gje. Partizanit duket po i behet me e lehte rruga.

Jo me kot, ne kampin e kuq jane te bindur se fillimisht 9 piket e distances me Vllaznine, apo tani 6 piket, jane mese te rikuperueshme. Vertete mund te jete keshtu, nese hipotezat e shkodraneve apo mendimet e ndryshme te thena nga opinioniste e specialiste thone.

Kjo ne fakt nuk do te ishte nje gare e ndershme sepse Vllaznia apo dhe skuadrat e tjera deri tani po luajne ndershem dhe kjo prish jo pak ballancat e nje gare te ndershme. Nese Federata nuk nderhyn ne kete mes, atehere padyshim qe gara sa vjen e prishet./SHKODRA-SPORT.COM/