Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë fund të kontratës, Laçi e mbyll me Ignjatovic?

Në fund të kontratës, Laçi e mbyll me Ignjatovic?

Kapiteni i Laçit, Aleksander Ignjatovic është në fundin e kontratës. Serbi 34 vjeçar për tre sezone ka qenë pjesë e kurbinasve, teksa duket se nuk ka një marrëveshje për të rinovuar.

Trajneri Shpëtim Duro nuk i ka dhënë shumë minuta qendërmbrojtësit, ndërsa me gjasë serbi do largohet nga bardhezinjtë.

Në kohën kur ende nuk ka një vendim zyrtar nga klubi, kontrata e Ignjatovic me Laçin skadon në fundin e këtij muaji.

Nëse mbrojtësi do jetë në Europë me Laçin, kjo pritet të shihet në ditët në vijim, me stafin e kurbinasve që pritet të konsolidojnë grupin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments