Ne futboll çdo dite e me shume po vertetohet fakti qe nuk ka me emra te medhenj dhe ekipe me histori. Keshtu ka ndodhur edhe ne finalen e sotme te kampionatit U17 ku ekipi i Shenkollit ka mundur Vllaznine 1-0 dhe eshte shpallur kampione e Shqiperise per kete sezon.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Selman Stermasi”, djemte nga Shenkolli kane shenuar me shume grinte dhe deshire e per rrjedhoje, u ka mjaftuar nje gol i shenuar ne minutat e fundit te ndeshjes nga Shima per ta fituar dhe per t’iu gezuar ne fund festes se titullit kampion.

Nderkohe djemte e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi nuk kane zhvilluar ndeshjen e tyre me te mire dhe per rrjedhoje nuk dolen ne lojen e tyre duke mos arritur per asnje moment te shfaqin vlerat e tyre.

Ne kete menyre, Shenkolli i krijuar vetem 5 vjet me pare triumfoi me merite dhe u shpall kampion i vendit, perballe nje Vllaznie shekullore.
www.shkodrasport.com