Presidenti i Bajernit të Mynihut Karl-Hainz Rumenige u shpreh në favor të vazhdimit të kampionatit gjerman Bundesliga, pavarësisht situatës së nderë të krijuar në kontinentin europian nga përhapja e koronavirusit.

Sipas tij, ndërprerja pa afat e Bundesligës do të shkaktonte dëme kolosale financiare për klubet dhe televizionet, të cilat përllogariten se mund të kapin shifrën e qindar miliona eurove.

“Nëse këto pagesa nuk do të bëhen, atëherë shumë klube të niveli ulët dhe të mesëm financiar do të vuanin pasoja të mëdha ekonomike. Kostoja do të kapte shifrën e qindra miliona eurove”, u shpreh presidenti bavarez.

Ndërkohë, ai u shpreh në favor të shtyrjes së kampionatit europian,

“Është e nevojshme që EURO 2020 të shtyhet për shkak të problemeve shëndetësore. E mira do të ishte që gjatë verës të zhvilloheshin ndeshjet e kampionateve”, përfundoi Rumenige.

Në Gjermani, aktivitetet futbollistike do të vazhdojnë pa praninë e tifozëve.