Ditën e sotshme, e cila do të jetë dita e dytë e kampionatit botëror “Katar 2022” do të zhvillohen tri përballje. Një takim do të zhvillohet në kuadër të Grupit A, kurse dy të tjerë në Grupin B.

Kështu, duke nisur saktësisht nga ora 17:00, Kombëtarja e Hollandës luan ndeshjen e parë kundër Senegalit. Në këtë ndeshje, skuadra hollandeze është favorite, e cila ndodhet në grupin A, së bashku edhe me Senegalin, Ekuadorin dhe Katarin.

Ndeshja Senegal-Hollandë do të luhet në “Al Thumama Stadium” të Dohas, duke nisur nga ora 17:00 dhe do të transmetohet live në kanalet e RTSH.

Në këtë përballje të parë, Senegali pritet të jetë i plotë në formacionin e tij, ndërsa Hollanda nga ana tjetër do të ketë mungesën e Depay dhe De Roon. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një arbitër brazilian, siç është 40-vjeçari Wilton Sampaio. /Maringlen ZHIVANI/

Senegal-Hollandë, formacionet e mundshme

Senegali (4-1-4-1): E. Mendy, Sabaly, Diallo, Koulibaly (kap), Ballo-Toure, P. Sarr, Diatta, Gueye, N. Mendy, Dia, I. Sarr Tr: Aliou Cisse

Hollanda (3-4-3): Pasveer, Timber, De Ligt, Van Dijk, Dumfries, F. De Jong, Taylor, Ake, Gakpo, Janssen, Bergwijn Tr: Louis Van Gaal
Arbitër: Wilton Sampaio