HomeKRYESORENë Itali e bëjnë fakt të kryer, Milani realizon goditjet e parë...

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Milani realizon goditjet e parë në merkato. Ja detajet e marrëveshjes

Në Itali janë të bindur, mesfushori Stefano Sensi do të veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Sasuolon për blerjen e mesfushorit 23-vjeçar.

Kjo lëvizje pritet t’i kushtojë Milanit plot 25 milionë euro, teksa mesfushori do të firmosë një kontratë 5 vjeçare.

Klubi kuqezi do të paguajë vetëm 13 milionë euro sepse 12 milionët e tjerë do të llogariten nga transferimi i mesfushorit Lokateli te Sasuolo.

Ky i fundit është në pronësi të Milanit teksa aktivizohet si i huazuar te skuadra e Sasuolos.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments