Mario Baloteli u kthye në çështje në kampionatin italian duke qenë se tifozët e skuadrës së tij, por njëkohësisht edhe kundërshtarët nuk kanë një simpati për të. Sjellja e tij në fushë dhe jashtë saj, ka bërë që edhe trajneri Fabio Groso ta përjashtonte nga ekipi duke e lënë jashtë në ndeshjen kundër Romës.

Megjithatë, ka ende skuadra që e duan Balotelin. Nga kampionati amerikan, të shumta janë ekipet që kërkojnë shërbimet e Balotelit dhe natyrisht një transferim i tij në kontinentin amerikan do t’i jepte mundësi që të luante dhe shënonte më shumë se në Europë ashtu si Ibrahimoviç. Gazetarë të ndryshëm nga Amerika dhe jo vetëm, kërkojnë nga sulmuesi italian të shkojë në Amerikë.

“I dashur Mario Baloteli, të lutem hajde në Amerikë. Nuk ka rëndësi se në cilin ekip do të shkosh, ne kemi nevojë për ty”, shkruajnë mediat amerikane për sulmuesin italian duke kërkuar një rritje të imazhit pasi me largimin e Ibrahimoviç, duket se Amerika ka humbur tifozë. /VipSport/