Ndeshja e djeshme “derbi”, ndërmjet Shkodrës dhe Djelmnisë Shkodrane U17, u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, tamam siç i ka hije një “derbi” shkodran, me Djelmninë që u ndëshkua nga Shkodra vetëm pak para fundit.

Megjithatë, duket se palët “armiqësinë” e kanë vetëm në fushën e lojës. Kjo u pa qartë në përqafimin miqësor para fillimit të ndeshjes mes kapitenëve të dy ekipeve, Endri Lujkaj të Shkodrës dhe Edmondo Kullës së Djelmnisë Shkodrane.

Kjo tregon edhe njëherë tjetër se menjëherë pas ndeshjes, lojtarët duhet të jenë miq jashtë saj, pasi ky është mesazhi i bukur që futbolli përcjell dhe Lujkaj dhe Kulla e demonstruan dje mjaft mirë këtë gjë.

Maringlen ZHIVANI