Një asist i mrekullueshëm i Hysajit, në ndeshjen e djeshme mes Parmës dhe Napolit ka ndryshuar shumë gjëra, në mënyrën se si mediat italiane dhe gazetarët flasin për mbrojtësin shkodran.

Gazetari Umberto Kiarelo ka folur në lidhje me këtë çështje duke u shprehur se Hysaj është masakruar padrejtësisht kaq kohë. Sa i përket krizës që ka kaluar mbrojtësi, gazetari ia ka hedhur fajin Sarrit.

“Shqiptarin e kemi masakruar shumë padrejtësisht. Ai ishte pak i bllokuar dhe shkaku ka qenë Mauricio Sarri, pasi në të gjithë karrierën e tij ka punuar me të.

Ndryshimi i trajnerit ka ndikuar shumë tek ky lojtar, ndërsa tani po ambientohet dhe po bën shumë mirë”, u shpreh gazetari.