Ndodh edhe kështu, kur era e fortë të prish stadiumin dhe anulon ndeshjet zyrtare. Ekipi i Shënkollit që merr pjesë në Kategorinë e Parë në Grupin A ka një mjedis modest, por erërat e forta të dy ditëve të fundit kanë bërë që impianti të duket si një gjendje lufte.

Jo vetëm kabinat e transmetimit dhe pankinat, por edhe mjediset përreth janë dëmtuar dukshëm. Blloqe të murit rrethues kanë rënë në tokë, ndërsa është shembur edhe porta e stadiumit. në këto kushte.

Madje sot kanë qenë të planifikuara që të luheshin edhe dy ndeshje moshash, por që nuk ka ndodhur kështu sepse stadium ka qenë në kushte anormale.

Tashmë mbetet për të parë nëse do të ndërhyhet në këtë impiant, apo skuadra do të detyrohet që t’i luaj sfidat si pritëse në stadiume të tjera?!/vipsport/