Takimi i shumëpritur mes Federatës Italiane dhe Qeverisë në vend duket se nuk ka sjellë frytet që shpresonin klubet e Serisë A. Ministria për Sportin ka kërkuar kohë që të studiojë më në detaj planin e rikthimit që kanë propozuar klubet nëpërmjet komisionit të tyre mjekësor, ndaj stërvitjet e rregullta të tyre nuk duket se do të fillojnë në javën e ardhshme.

Nga 4 maji do të lejohen vetëm stërvitjet individuale, ndërsa për ato kolektive, mund të pritet 18 maji, ose të paktën kjo është ajo që shpresojnë në Itali. Ekspertët e Ministrisë në fakt kanë ngritur dyshimet e tyre se edhe topi i futbollit mund të jetë një vatër e rëndësishme infeksioni e për këtë shkak duan që çdo etapë të eksperimentohet në një kohë të gjatë.

Pastaj dyshimi më i madh, që ka bërë të hapen diskutime, është zgjidhja që duhet gjetur për rastin kur një lojtar rezulton pozitiv. Çfarë duhet bërë në atë moment, duhet izoluar vetëm ai apo i gjithë ekipi?

Derisa të kthehet përgjigja për këtë temë, në Itali ka filluar të marrë udhë edhe hipoteza e play-off, që do të shërbente nëse vendimi për rifillimin do të shtyhej përtej datave të mëspiërme duke bërë të vështirë mbylljen e aktivitetit brenda korrikut me kalendarin e rregullt. /vipsport//