Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Itali të bindur, ja kur do të shkarkohet Gatuzo

Në Itali të bindur, ja kur do të shkarkohet Gatuzo

Pas një barazimi zhgënjyes 0-0 kundër Frosinones, drejtuesit e Milanit janë të prirur drejt përfundimit të marrëveshjes së tyre me Xhenaro Gatuzon. 40-vjeçari u përball me një ultimatum përpara ndeshjes së sotme: gjashtë pikë nga ndeshjet kundër Frosinones dhe SPAL-it, ose ai do të shkarkohej.

Ndërsa Gattuso nuk arriti të përmbushë kërkesat, klubi thuhet se vendosi të mos vazhdojë me trajnerin italian. Siç mësohet nga Isak Moller i “Calciomercato”, kandidatët për të zëvendësuar Gatuzon janë Konte, Arsen Venger dhe disa emra të tjerë, të cilët nuk janë zbuluar ende.

Sipas “Calciomercato”, aventura e Gatuzos te Milani do të përfundojë pas ndeshjes kundër SPAL-it dhe trajneri i ri që do të vijë, do të ketë në dispozicion merkaton e janarit.

Deri me tani jane lakuar disa emra si kandidaturat e mundshme per kete post, megjithate ende nuk ka asnje gje konkrete ne kete mes. Perveç emrave te mesiperm, ne skene mund te dalin edhe te tjere.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments