Pas 2 javësh intesive të luajtura brenda pak ditësh, disa prej skuadrave të Superiores, do të duhet të lenë pas rezultatet e marra në kampionat, për të nisur përgatitjet direkt, pasi ditën e enjte rikthehet Kupa e Shqipërisë ku janë planifikuar të luhen edhe 4 sfidat e vlefshme për fazën e ¼-ve.
Në Grupin A, Apolonia pret Kukësin, ndërkohë që Skënderbeu do të jetë mysafir në Ballsh. Kujtojmë që këto janë sfidat e para, ndërkohë që pas 2 javësh do të luhen takimet e kthimit.
Përballje tepër interesante edhe ato në Grupin A, ku Vllaznia do të ndeshet me Teutën, për një vend në gjysmëfinale, ndërkohë që Tirana pret Besëlidhjan e Lezhën, skuadrën që eliminoi Partizanin. Të 4-ta takimet janë planifikuar të zhvillohen në orën 17:30.
GRUPI A:
APOLONIA-KUKËSI ORA 17:30
BYLIS-SKËNDERBEU ORA 17:30
GRUPI B
VLLAZNIA-TEUTA ORA 17:30
TIRANA-BESËLIDHJA ORA 17:30