Vllaznia luajti sot pasdite ne Pogradec miqesoren e rradhes, ate ndaj Dinamos e cila u mbyll ne barazim 1-1. Ne kete ndeshje, trajneri Josa ka aktivizuar 20 futbolliste, por ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e dyshes se mbrojtjes Juriç- Bulatoviç.

Siç shikohet edhe nga kjo foto, te dy keta lojtare e kane ndjekur ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Gjorgji Kyçyku”. Arsyeja ka qene se stafi teknik ka vendosur t’i lere ata pushim ngaqe ne seancat e fundit kane paraqitur disa probleme te vogla demtimesh.

Si rrjedhoje eshte pare e arsyeshme qe te mos rrezikohet dhe per kete arsye jane lene pushim duke bere qe ne fushe si titullare te jene Shehi dhe Spahija. Ka rene ne sy sidomos paraqitja e ketij te fundit i cili luajti per 90 minuta dhe beri nje ndeshje thuajse perfekte.

19 vjeçari ka treguar autoritet ne fushen e lojes dhe padyshim qe ky eshte nje sinjal per trajnerin Josa per ta patur ne vemendje edhe ne sezonin qe nis se shpejti. Megjithate, e rendesishme per te gjithe eshte qe Juriç e Bulatoviç te lene pas sa me shpejt problemet shendetesore dhe te bashkohen me skuadren.

Kampionati i ri eshte ne prag dhe planet kuptohet qe behen me ta ne formacion, megjithate edhe lojtaret e tjere do jene te gatshem ne çdo moment per te treguar se jo me kot jane te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/