Robert Levandovski është në orbitën e shumë klubeve europiane. Polaku, edhe pse i ka mbushur tashmë 30-vjeç, duket se josh shumë klube të mëdha, me në krye Realin e Madridit.

Arsyeja është e thjeshte, garanton gola. Megjithatë duket se sulmuesi po mendon ta mbyll karrierën te Bajerni. Kur u pyet për këtë ai u përgjigj: “Patjetër që është një mundësi.

Një ndryshim nuk është në planet e mia tani. Në verë kemi pasur probleme, por tani çdo gjë është në rregull”, ishte deklarata e polakut. Deri në këtë fazë të sezonit ai ka realizuar në kampionat 10 gola në 16 takime, ndërkohë që rekordi i tij është vendosur në sezonin 2015-2016 kur realizoi plot 30 herë.

A do te levize ne janar apo jo, kjo mbetet per t’u pare megjithate shanset e tij jane per te luajtur deri ne fund te sezonit tek Bayern.Me pas, mund te kete zhvillime por deri atehere ka kohe.