Pas firmës së djeshme me amerikanin Howard, ka shkuar në dy numri i basketbollistëve amerikanë që tashmë janë zyrtarisht pjesë e Vllaznisë sepse siç dihet është edhe Malik Carter. Por numri i lojtarëve nga ky vend mund të rritet sërish sepse në ditët e para të janarit pritet të vijë edhe një tjetër lojtar nga kontinenti i largët.

Këtë herë bëhet fjalë për Leo John Svete i cili luan në pozicionet 2 dhe 3. Por merkatoja e ekipit shkodran nuk do të mbyllet këtu. Drejtuesit e ekipit të basketbollit të meshkujve bëjnë të ditur se përveç amerikanëve, do të vijnë edhe lojtarë nga Ballkani për t’u provuar fillimisht dhe më pas, do të vendoset nëse do firmosin kontratë apo jo.

Objektivi është i qartë, për të shpëtur fillimisht ekipin nga rënia prej kategorisë dhe më pas, për të tentuar diçka më shumë. Këtë gjë e ka bërë të ditur në prononcimin e tij edhe presidenti Alban Xhaferi.

Faza e dytë e kampionatit do të startojë në fillim të shkurtit dhe deri atëherë stafi teknik do të ketë kohën e duhur për të ingranuar lojtarët e ardhur me ato aktualë në mënyrë që ekipi të funksionojë më mirë nga sa ka funksionuar deri më tani.
© shkodrasport.com