Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENë pritje të largimit të trajnerit, i pari që zyrtarizohet është administratori...

Në pritje të largimit të trajnerit, i pari që zyrtarizohet është administratori i klubit të kategorisë së parë

Luftëtari po kalon një nëntor të vështirë. Klubi ka vendosur të shkarkojë të gjithë “kullën” drejtuese. Vendim që vjen pas largimit të trajnerit Besmir Shabani dhe zëvendëstrajnerit, që ishin pjesë e humbjes 3 me 1 ndaj Kastriotit.

Kështu i shkarkuari i radhës është Fotis Kristidhi. Mësohet se Arbër Bistri, ish-futbollist i Luftëtarit ndër të tjerë në vitet 2000, pritet të jetë admistratori i ri.

Njoftimi i Luftëtarit:

“AF Luftëtari njofton largimin e Fotis Kristidhit nga detyra e administratorit.

E falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë si trajner dhe administrator, veçanërisht në momentet e vështira dhe gjatë kësaj periudhe sfiduese.

Klubi i uron suksese dhe arritje të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, shkruan klubi gjirokastrit.

Screenshot 2025-11-11 122831

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments