S’kishte si të ndodhte ndryshe. Hamdi Salihi që në ndeshjen e parë me ekipin e tij të ri Dc United, ka shënuar gol. Ka ndodhur kështu në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar ekipi i tij në kuadrin e një turne të titulluar “The Carolina Challenge Cup” që ka startuar dje. Përballë DC United ka qenë ekipi i Çikagos dhe Salihi ka shfryëtzuar një top të gjatë të ardhur nga mesfusha dhe me një të djathtë të fortë në hyrje të zonës ka arritur të mposhtë portierin kundërshtar. Ky është goli i parë i Salihit në të parën ndeshjen me skuadrën amerikane me të cilën është bashkuar vetëm pak ditë më parë. Turneu që po zhvillohet është në kuadrin e përgatitjeve për nisjen e kampionatit amerikan të futbollit që starton më 10 mars ku DC United do luajë ndeshjen e parë në fushën e tij teksa do presë ekipin Kanzas Siti. Goli i shënuar mbrëmë, ka qenë dhurata më e bukur e sulmuesit shkodran për stafin drejtues të skuadrës së tij që ka besuar shumë tek ky futbollist prandaj dhe insistoi shumë për ta marrë duke fituar garën edhe me ekipin kinez që donte ta kishte në rradhët e tij. Edhe trajneri Ben Olsen ka shumë besim tek Salihi dhe goli i mbrëmshëm i ka bindur të gjithë ata se nuk kanë bërë zgjedhjen e gabuar me marrjen e Hamdi Salihit.

www.shkodrasport.com

Salihi duke festuar golin e mbremshem, i pari per te me fanellen e DC United, skuadres se tij te re.