Dështimi i Milanit për një kualifikim për në Ligën e Kampionëve ka bërë që në shtëpinë kuqezi të nisin nga puna për sezonin e ardhshëm duke menduar fillimisht për stafin drejtues. Vendin e Gatuzos, me shumë gjasa do ta zërë trajneri Marko Xhampaolo ndërkohë që do të ketë edhe të tjera ndryshime.
Kuqezinjtë synojnë që të marrin si drejtor sportiv, shqiptarin Igli Tare duke qenë se ky i fundit ka jo pak njohuri rreth futbollit italian dhe jo vetëm. Drejtori i Lacios ka bërë ndër vite merkato cilësore me kryeqytetasit duke i afruar disa futbollistë cilësorë të cilët kanë ndihmuar edhe në merkato.
Për të marrë Taren, Milani e di që do të hasë në vështirësi nga drejtuesit e Lacios dhe për këtë arsye, alternativat nuk mungojnë.
Në pritje të një përgjigjeje nga Tare, kuqezinjtë po mendojnë si pistë edhe afrimin e legjendave Rui Kosta dhe Zvone Boban të cilët kanë edhe një imazh mjaft të mirë në Europë dhe mund të jenë më bindës për yjet. /VipSport/