Ka nisur këtë të hënë turneu i Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit për grupmoshat U-13, U-14 dhe U-15. Në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz janë luajtur ndeshjet e para të moshës U-15, ndërsa në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në Fier u luajtën takimet e moshës U-14.

Në Kamëz, ekipi rajonal i Tiranës mposhti Lezhën në takimin e parë me rezultatin e thellë 5-1, duke kaluar kështu në fazën tjetër, ndërsa Shkodra e drejtuar nga trajneri Astrit Prençi mundi me shifrat 2-1 Durrësin.

Ka qene fillimisht Halili ai qe ka kaluar ne avantazh kombetaren e zones se Shkodres, por dy minuta me vone Mansaku ka barazuar per Durresi. Nderkohe ne pjesen e dyte, ka qene futbollisti shkodran Lisaj qe ka shenuar golin e dyte dhe te fitores per ekipin e tij duke e çuar ate ne finale.

Në finalen e vogël të kësaj grupmoshe, Tirana triumfoi ndaj Shkodrës me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje mjaft emocionuese dhe të luftuar deri në fund. Sakaq, në ndeshjen tjetër për vendin e tretë dhe të katërt, lezhjanët mundën Durrësit me rezultatin 5-2.

Ndeshjet e ditës së sotme u ndoqën nga afër nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave dhe specialistë të Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF.

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat U-15, U-14 & U-13:

U-15 dt.2009: Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë

Dt.16.01.2023 (E hënë)


Tirana 5–1 Lezha

Golat: Ademi (7’), Gjoka (A.G.34’), Arapi (55’), Gjaci (A.G. 70’), Matraku (72’)/ Peraj (13’)

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare” Kamëz


Durrës 1–2 Shkodër

Golat: Mansaku (33’)/Halili (31’), Lisaj (55’)

Ndeshja finale dhe ndeshja për vendin e 3-të & të 4-t

Fituesit e çifteve 1 dhe 2


Tirana 3–0 Shkodra

Golat: Himallari (8’), Maci (25’), Gjeloshi (A.G. 27’),

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Humbësit e çifteve 1 dhe 2

Lezha 5–2 Durrësi

Golat: Peraj (27’, 50’, 52’, 63’), Marku (66’)/ Gjuzi (4’), (65’)