“Kolonia” e shkodraneve tek Bylis shtohet serish. Perpos Eridon Qardakut, Marçelino Prekes, Aleksander Trumçit, Joald Ivzikut e Roland Shkrelit, prej pak ditesh pjese e tij eshte bere edhe mesfushori Flori Leka.

18 vjeçari qe deri ne dhjetorin e vitit te kaluar ka qene pjese e Vllaznia U19, u largua prej saj duke kaluar fillimisht tek ekipi i te rriturve te Murlanit, por me pas zgjodhi te bashkohej me ballshiotet, te cilet i kane vleresuar gjithmone keto vitet e fundit lojtaret e rinj shkodrane duke iu hapur dyert.

Leka edhe ne ndeshjen e djeshme te 21 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Bylisit, ka qene i grumbulluar ne skuader, ashtu siç grumbullohet edhe me ekipin e te rriturve, nderkohe qe per momentin po luan me moshat e ketij ekipi.

Dhe ai ka spikatur menjehere me ekipin U19 te Bylisit. Ne ndeshjen e tij te dyte me kete ekip, ka arritur te shenojee dhe gol. Ka ndodhur pikerisht ne ndeshjen ndaj Elbasanit, kur ne minuten e 39-te ai mori persiper ekzekutimin e nje goditje denimi duke e derguar topin direkt ne rrjete.

Fillimi i karrieres me kete skuader duket i mbare dhe ne urojme qe te jete i tille edhe ne vazhdim. Leka eshte nje futbollist qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, por per disa vjet ka luajtue dhe ne Itali, ndersa tashme eshte rikthyer per t’u bere pjese e Bylisit./SHKODRA-SPORT.COM/