Ekipin e Vllaznisë në prag të takimit të parë ndaj Laçit e shoqërojnë jo pak, por 4 mungesa. Në pikëpyetje është nëse nga minuta e parë do të jetë Follou apo Kruja.

Nëse Follou do të jetë i gatshëm, atëherë ai do të jetë në qendrën e mbrojtjes së bashku me Adilin. Nëse do të jetë Kruja, atëherë Gurishta e Adili do të jenë dyshja e këtij sektori.

Pjesa tjetër e lojtarëve pritet të përbëhet nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili e Hakaj në mbrojtje, në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Heriç. Në sulm Da Silva, Latifi e Aralica në majë të këtij reparti.

Por megjithate, pavaresisht ketyre mungesa ekipi shkodran i ka marre masat per t’i zevendesuar ato dhe lojtaret qe do te aktivizohen, pritet te japin maksimumin qe Vllaznia te marre nje rezultat pozitiv ne kete sfide te pare te kampionatit.