Shitja e fanellave të Cristiano Ronalos janë gati dyfish më të larta se ato të rivalit të tij Leo Messi, pas lëvizjeve përkatëse.

Të dy lojtarët u përfshinë në transferimet më të bujshme të merkatos verore që lamë pas.

Messi u largua falas nga Barcelona për t’u bashkuar me PSG, ndërsa Ronaldo u kthye në shtëpi nga Juventusi për 15 milion euro.

Nuk është për t’u habitur që të dy fituesit e shumë “Topave të Artë” kanë arritur kulmin në shitjet e fanellave të tyre.

Ronaldo, i cili do të bëjë debutimin e tij të dytë në United ditën e nesërme përballë Newcastle, ka fanellën më të shitur në historinë e Premier League.

Sipas the LoveTheSales, Ronaldo është shkëputur nga rivali i tij i vjetër, Leo Messi.

Në nivel global, shitjet e fanellave të Ronaldos kanë arritur 187.1 milion funte, me Messin disi prapa me 103.8 milion funte.