Pranë Vllaznisë prej tri ditësh ndodhet për provë një lojtar nga Ukraina. Nga sa mësohet, emri i tij është Antoni Kalaytan.

Ai luan si mesfushor dhe sulmues krahu. Lojtari 23-vjeçar mësohet të ketë qenë pjesë e ekipit të Olimpik Donesk. Por, ky lojtar mësohet se ka ardhur për provë pranë Vllaznisë.

Mbipopullimi i këtij reparti me lojtarë cilësorë, por edhe me shumë alternativa duket se do ta bëjë të vështirë qëndrimin e këtij lojtari, gjithsesi ai do të shikohet mirë nga stafi dhe më pas të jepet një vendim për të.

Megjithatë, pjesëtarë të Vllaznisë kanë bërë të ditur se ky lojtar nuk do të qëndrojë te Vllaznia. Megjithatë, nga sa mësohet, ai thjesht do të stërvitet për pak ditë dhe më pas do të largohet në një destinacion tjetër.