Rrogozhina eshte zgjedhur si nje nga tre qytetet qe do te mireprese Kampionatin Europian U17 te vitit te ardhshem i cili do te zhvillohet ne vendin tone dhe bashke me te jane perzgjedhur edhe Tirana dhe Shkodra.
Per kete te fundit, u fol per nje projekt shume serioz per ndertimin e nje kompleksi te ri sportiv tek ish- Uzina e Telave, kompleks qe do te sherbente fillimisht per finalet e ketij Europiani, por deri tani ne Shkoder nuk ka ende asnje levizje.
Krejt ndryshe ne Rrogozhine. Diten e sotme aty ka qene i pranishem zevendespresidenti I FSHF-se Arben Dervishaj i cili eshte takuar me drejtuesit e Egnatias dhe ka pare nga afer punimet qe po behen ne kompleksin sportiv ne Lekaj teksa po i jepet dora e fundit ndertimit te zyrave dhe dhomave te zhveshjes.
Dervishaj ne bisede me presidentin Demrozi mesohet se kane diskutuar edhe per ndertimin e nje fushe tjeter stervitore, nderkohe qe numri 1 i Egnatias ka kerkuar qe FSHF te mbaje premtimin per vendosjen e sistemit te ndriçimit ne stadiumin e tyre ngaqe per sezonin 2024-2025 eshte deklaruar nga vete presidenti Duka se te gjithe stadiumet do jene me ndriçim.