Fitorja e Kupes se Shqiperise nga ekipi i Vllaznise pas atij triumfi 2-1 ne finale ndaj Laçit, padyshim qe e ka ngjallur atmosferen tek tifozet shkodrane dhe jo vetem tek ata qe kane qene te pranishem ne “Air Albania”.

Skuadra kuqeblu ka qendruar deri vone ne stadium duke bere foto e festuar dhe me pas i eshte drejtuar Shkodres, ku i priste nje tjeter feste. Ajo eshte organizuar nga Bashkia Shkoder, pikerisht perpara godines se ketij institucioni. Dhe ndonese ekipi ka mberritur ne oren 01.00 pas mesnate aty, ne shesh kane qene nje numer shume i madh tifozesh te pranishem qe ishin grumbulluar per te festuar te gjithe sebashku.

Ka qene vete kryebashkiaku Spahia qe i ka pritur futbollistet dhe stafin teknik e me pas, me nje atmosfere fantastike te krijuar nga grupimi “Vllaznit Ultras”, gjithçka eshte shnderruar ne nje feste te magjishme.

Nuk kane munguar as fishekzjarret, thirrjet dhe brohoritjet per Vllaznine, Momentet me te bukura padyshim kane qene ato kur Gurishta, Krymi e ndonje tjeter, kane marre megafonin ne duar dhe jane shnderruar ne rolin e nje ultrasi duke kenduar fort per Vllaznine.

Rreth ores 02.00 me pas futbollistet dhe tifozet jane shperndare, por me ndjesine e shkelqyer te nje tjeter suksesi qe e ben Vllaznine fituese te nje tjeter trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/