Luajte nje finale per tu mbajtur mend dhe fitove te njejtin Trofe per te dytin vit radhazi çka nuk kish ngjare me pare ne historine 103 vjecare te Vllaznise.

Shenove, besove dhe fitove, ani pse me vuajtje e me kohe shtese, perballe nje Laçi qe meriton respekt per gjithçka beri ne futbollin shqiptar gjate ketij sezoni.

Dy gola qe veshtire se harrohen kollaj si ai i Hoxhajt e veçmas ai i Adilit qe ngriti peshe jo vetem tifozerine shkodrane ne Air Albania por drejt me e thene, je Shkoder te tere, e pse jo edhe tan shkodrant n’mbar Boten.

Sepse per tifozllik e perjetim zorr se gjen tjeter kend si shkodrant, e veshtire se ka qytet te dyte ne Shqiperi qe jeton me futbollin siç jeton Shkodra!

…Dhe e 70-ta Kupe e Shqiperise shkon ne Djepin e futbollit shqiptar, ashtu sikurse edhe nje vit me pare, ku po i njejti trofe pasuroi arkiven e cmuar te Vllaznise.

E 16 finale per shkodranet dhe i 8 Trofe -kupe per ta dhe historia vazhdon prej vitesh teksa Vllaznia ndjek hap pas hapi tre ekipet me te titulluara te Shqiperise…Tiranen , Dinamon e Partizanin.

I 12 Trofe per trajnerin e mikun tim te mire e shume te hershem Mirel Josen…nje rekord ky krejt origjinal ne historine e futbollit shqiptar per te, askush tjeter me pare e me shume se ai, 5 kampionate, 4 kupa e 3 superkupa. Bravo e te lumte Mirel, kampion e fitues kupash si lojtar e si trajner!

Te shumte ne numer, te ardhur me autobuza, makinat e tyre private e ne menyre krejt origjinale e si dikur edhe me bicikleta…nje nder mrekullite e kesaj finaleje ishin pikerisht ata…tifozet unikale shkodrane ndaj dhe nje pjese e ketij suksesi ju takon absolutisht edhe atyr.

Ja dole Vllazni edhe pse une besoja fort se ti do ja dilje ani pse e vetme kunder pothuajse te gjitheve…sepse zoti vonon por nuk harron dhe se e drejta zhytet por nuk mbytet!

Luajte e fitove jo vetem nje Kupe, por edhe nje bilete per ne Europe.

Luajte kunder pisanjoseve qe nuk lane pisllik e mareveshje te ndyre pa bere mes njeri tjetrit ne fund te kampionatit qe Shkodres ti mbyllnin dyert e Europes e Kukesit te Gicit te Partise ti hapnin dyer e penxhere!

Dhe fjalen e kam ketu per katershen Tirana- Laci – Partizani e Kukesi, per arbitrimet tendencioze anti -shkodrane, per Dukaxhinjte anti – Vllazni, etj etj.

Ndaj edhe njehere Bravo te qofte Vllazni e ta lumsha Shkoder sepse i munde te gjithe, besove dhe fitove!

Si dashamires i YTI -Vllazni e pa diskutim edhe i Shkodra – loces – krenari kombetare, me kete sukses te sotem fitore e Trofe te fituar me gezove fort.

Ndaj Tu rrit Ndera!