HomeFUTBOLLNë Superiore prisnin kthimin e tij, zyrtarizohet e ardhmja e Bruno Ditës

Në Superiore prisnin kthimin e tij, zyrtarizohet e ardhmja e Bruno Ditës

Bruno Dita ka zgjidhur dilemat rreth të ardhmes së tij. Mesfushori i cili ka qenë një nga më të spikaturit në radhët e Shkëndijës në sezonet e fundit, ka vendosur që të zgjatë bashkëpunimin me kuqezinjtë e Tetovës.

Klubi bëri të ditur se kishte rinovuar për dy vite me mesfushorin i cili mbetet kështu një pjesë e rëndësishme e projektit të kësaj skuadre që synon të kthehet shpejt të titulli kampion. Një rinovim që vjen pavarësisht ofertave që futbollisti ka marrë nga Superiorja ku ishin të shumtë klubet e interesuar për të.

NJOFTIMI I SHKËNDIJËS SË TETOVËS

KF Shkëndija me kënaqësi njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Bruno Dita. Kështu Dita edhe në periudhën në vazhdim do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, duke nënshkruar kontratë të re dy vjeçare dhe duke u lidhur me klubin tonë deri në verën e vitit 2024.

“Jam shumë i lumtur që sot nënshkrova kontratë të re me Shkëndijën dhe që do të vazhdoj edhe për dy vite tjera të mbaj fanellën kuqezi. Falënderoj drejtuesit e klubit që mundësuan vazhdimin e kontratës, por ka qenë edhe dëshirë e imja që të vazhdoj të jem pjesë e Shkëndijës. Posaçërisht më vjen mirë që do të vazhdoj qëndrimin në qytetin e Tetovës sepse e ndjej që jam lidhur edhe shpirtërisht me Tetovën. Në Shkëndijë kemi formuar një grup të mirë dhe jam i bindur se në periudhën në vazhdim do të shënojmë sukseset e radhës me Shkëndijën, ndërsa unë premtoj se do të jap maksimumin për këtë fanellë” tha Bruno Dita pas nënshkrimit të kontratës së re me kuqezinjtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments