Vllaznia ne atletike vazhdon te mos ndalet. Pasi ka fituar titullin e 14-te kampion rradhazi me te rriturit, kupen e 14-te te Shqiperise radhazi po me te rriturit, vjen edhe titulli i 14-te radhazi edhe per te rinjte, ne garat e zhvilluara tre dite me pare ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Per te gjithe keto suksese, gazeta “Shkodra Sport” ka intervistuar kryetrajnerin e Vllaznise, Albert Marashi, per te mesuar me shume ne lidhje me kete sukses te rradhes, por edhe per te marre vesh se cilet do jene synimet per te ardhmen. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Profesor, nje tjeter titull kampion edhe me te rinjte. Ashtu si me te rriturit, edhe per kete ekip eshte i 14=ti rradhazi. Çfare do te thote per ju si kryetrajner ky sukses i rradhes i atletikes shkodrane?

Faleminderit! Atletet dhe trajneret e Vllaznise moren frytet e punes se tyre. Nje pune qe nuk kerkon nje jave apo nje muaj, por kerkon vite qe te marresh rezultatet qe deshiron. Dua te pergezoj atletet qe u shpallen kampion ne garat perkatese, Leandro Çardaku ne 200m, Kolindo Kiri ne kercim tre-hapesh (i cili u shpall edhe sportisti me i mire i aktivitetit), Genald Selhanej ne 110 m/pengesa, Glenis Haxhiaj ne kercim se gjati. Nje pergezim shkon edhe per atletet e tjere qe kontribuan ne shpalljen e ekipit kampion per meshkuj. Gjithashtu dua te pergezoj edhe trajneret, koleget e mi Bruno Rrotani, Dorjan Tafa, Jetmir Jahaj, qe te gjithe kane bere nje pune te shkelqyer.


– A kemi te bejme me nje brez atletes qe premtojne per te ardhmen?

Eshte e vertete qe kemi nje brez atletesh shume te mire kemi ne radhet e te rinjve, nder te cilet spikat Leandro Çardaku me cilesi shume te mira, çka e ka treguar me rezultatet e arritura ne garen e 100 m, me rezultatin 11”01, ku theu rekordin kombetar per te rinj, nje rekord shumevjeçar i mbajtur nga atleti i mirenjohur shkodran Admir Bregu. Po ashtu Leandro eshte nje vrapues shume i mire ne distancen e 200 m, me rezultatin 22”35, ku eshte shume prane permiresimit te rekordit kombetar per te rinj. Dua te theksoj ketu rezultatet e nje tjeter atleti si Kolindo Kiri qe premton shume me rezultatet e arritura ne kercim se gjati- 6.93m dhe ne 3-hapesh me -15.04 metra.


– Po ne fakt, ende nuk jeni aty ku duhet me ekipin e vajzave apo jo?

Jemi ne rrugen e duhur sepse kemi disa sportiste te mira e ketu dua te permend Erisa Rrasa e cila eshte nje atlete shume e mire, eshte kampione kombetare per te reja edhe te rritura. Ne stadiumin “Loro Boriçi”, sterviten edhe vajza te tjera qe jane ne nje moshe te vogel dhe kjo kerkon kohen e vet qe ato te japin rezultatet dhe te arrijne nivelin e Erises. Kjo tregon qe vajzat kane qene ne vemendje e secilit prej trajnereve, kolegeve te mi. Vajzat jemi duke i pare me prioritet qe t’i ringrejme edhe njehere ne lavdine e dikurshme te viteve 60-70 me te madhin z. Feti Dizdari.


– Cila ka qene mbeshtetja qe ju ka dhene Bashkia Shkoder?

Bashkpunimi me Bashkine e Shkodres dhe Drejtorin e Kultures dhe Sporteve ka qene shume i mire. Dua te theksoj qe fale financimit dhe bashkepunimit nga ana e tyre ne kemi keto rezultate. Duhet te kuptojme qe pa financa nuk mund te mbash sportiste cilesor dhe elitar si Franko Burraj.


– Aktivitetet e ardhshme per atletet shkodrane cilet jane?

Ativitetet e radhes jane Kampionati Ballkanik per te Rinj, qe zhvillohet ne Turqi, 18-19 Korrik, ku ne presim rezultate te mira nga atletet tane qe u shpallen kampion per te rinj. Me pas jane Lojerat Okimpike Rinore, po ne Turqi, ku do te marre pjese Leandro Çardaku si dhe eshte Kampionati Europian te Rritur qe zhvillohet ne Gjermani, ne kete aktivitet merr pjese atleti i mirenjohur Franko Burraj, ku ne presim rezultate te larta pse jo edhe ndonje rekord tjeter kombetar.

– Se fundi, çfare presim nga atletika shkodrane ne vitet e ardhshme, do vazhdojne keto suksese?

Atletika shkodrane ka nje tradite te shkelqyer ne keto 103 vite histori, çka e tregojne edhe titujt e fituar 25 here Kampione Kombetare per te rritur nga keto 14 here jane radhazi, 14 Kupa te Shqiperise radhazi, 14 tituj radhazi kampion per te rinj, po ashtu kampion per moshat U-12, U-16, U-18. Une besoj qe tradita do vazhdoje dhe do keni rezultate te larta dhe konkuruese si ne arenen kombetare dhe ne ate nderkombetare. Gjithashtu theksoj qe kjo tradite ne keto 103 vite histori ka shume emra si sportista, si trajnera, por ne veçanti dua te theksoj kontributin e jashtezamonshem te profesor Gezim Memes, profesor Vildan Tufit dhe profesor Isak Bales, per ringritjen atletikes se meshkujve pas viteve 80, me shume tituj kampione dhe rekorde kombetare.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI