Boksieret shkodrane Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa kane arritur te marrin edhe dy fitore te tjera ne boksin profesionist duke i permiresuar edhe me teper shifrat e tyre ne rrugen sapo te nisur.

Ka ndodhur keshtu ne aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervisi”, ku pavaresisht temperaturave te larta, ne prani edhe te nje numri te konsiderueshem tifozesh, ata ia kane dale te fitojne ndaj kundershtareve te tyre.

Ne fakt seria e ndeshjeve ka nisur me ballafaqimin ne mes namibianit Vikapita Meroro dhe bjellorusit Victar Chvarkov. Ky i fundit ka fituar me nokaut teknik duke u shpallur fitues i kesaj ndeshje.

Ne te dyten, skodrani Arjon Kajoshi triumfoi me lehtesi qe ne raundin e pare ndaj lituanezit Andrejs Volincuks. Fale goditjeve te forta, e ka detyruar kundershtarit te shkoje tre here rradhazi brenda nje raundi dhe si rrjedhoje sipas rregullores ndeshja eshte nderprere me fitoren e Kajoshit qe siguron ne kete menyre fitoren e tij te shtate ne po kaq takime, prej te cilave pese me KO.

Dhe vemendja me e madhe ka qene natyrisht tek sfida e mbremjes ajo ne mes Nelson Hyses qe ndodhej ne ranglisten boterore ne vendin e 141-te dhe namibianit Willbeforce Shihepo i renditur ne vendin e 212-te. Edhe kjo ndeshje eshte nderprere ne raundin e trete nga arbitri i ringut sepse boksieri afrikan nuk ka arritur dot t’i rezistoje grushteve te Hyses.

Per kete te fundit, kjo ishte fitorja e tij e nente ne po kaq ndeshje te luajtura dhe po ashtu e sotmja ishte e shtata me nokaut./SHKODRA-SPORT.COM/