Në një video live me Luka Tonin, Françesko Toti ka rrëfyer se vendimin për tërheqjen e tij nga futbolli e morën të tjerët dhe jo ai. Ish-sulmuesi shpjegon se atij nuk i interesonte të luante rregullisht, por të ishte pjesë e grupit e më pas nëse duhej mjaftonte të aktivizohej për 10 minutat e fundit.

Toti ndjehet i zhgënjyer dhe as fakti që më pas mori një rol drejtuesi në klub nuk mjaftoi, teksa u largua mes shumë polemikash. Sakaq, Toti thekson se do e çoj djalin e tij në qëndrën e Romës, Trigoria, por ai nuk do të futet brenda edhe pse mund t’i mbushen sytë me lot.

“Dhashë gjithçka për Romën dhe tifozët, ashtu siç bënë edhe ato për mua. Isha i gatshëm të preja një këmbë për Romën. Por, tashmë është ndryshe dhe për sa kohë të jetë Palota, nuk shkel në Trigoria. Kur dërgoj djalin tim për stërvitje në Trigoria, jo vetëm që nuk futem por madje nuk dal as nga makina.

Dhe mua më vjen për të qarë të shikoj atë që për 30 vite ka qenë shtëpia ime, madje më shumë se shtëpi. Më mungojnë miqtë që janë aty, disa shpeshherë dalin për të më përshëndetur. Djali më kërkon të shkoj por jo. Të shohim në të ardhmen”, u shpreh Toti. /VipSport/