Dy boksieret e talentuar shkodrane, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi do te ngjiten serish ne ring, per te zhvilluar ndeshjet e rradhes ne profesionizem. Kete here ata kane zgjedhur Londren, kryeqytetin britanik, per t’u ndeshur.
Gjithçka do te ndodhe me 30 qershor kur te dy keta boksiere, bashke edhe me vlonjatin Krenar Zeneli dhe tiranasin Alban Barmeta do t’u dhurojne shume emocione bashkeatdhetareve te tyre te shumte ne kete vend.
Nisur nga fakti qe Hysa e Kajoshi do te mberrijne ne Londer per t’u ndeshur, ka vene ne levizje te gjithe komunitetin shkodran dhe jo vetem, qe jeton e punon ne Angli.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se pritet qe te pranishem ne kete ndeshje te jene nje numer i konsiderueshem shqiptaresh. Ashtu si dhe ne ndeshjen e futbollit te femrave Çelsi- Vllaznia, edhe kete here dy organizatoret kryesore te tifozeve jane shkodranet Enkeleid Omi dhe Nderim Grabolli (Nero Dobraçiani).
Permes rrjeteve sociale, ata te dy por edhe shkodrane te tjere, po u bejne thirrje te gjithe shkodraneve dhe shqiptare qe jetojne ne Angli, te jene te pranishem ne sallen ku do te zhvillohen ndeshjet pasditen e 30 qershorit, per te mbeshtetur Nelson Hysen, Arjon Kajoshi, Krenar Zenelin dhe Alban Barmeten./SHKODRA-SPORT.COM/