Pas Kristian Demës, shkodrani tjetër Nelson Hysa do të jetë boksieri I dytë shqiptar që do të jetë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste ëSV. Pasditen e djeshme, ky ekip ka publikuar emrat e sportistëve që ka zgjedhur për ta përfaqësuar atë në sezonin e ri. Dhe në peshën + 91 kilogramë, ai ka zgjedhur boksierin e Vllaznisë Nelson Hysa. Karriera shumë e suksesshme e tij në Shqipëri por edhe disa medalje në arenën ndërkombëtare, kanë bindur stafin e ekipit meksikan për ta zgjedhur atë për këtë peshë. Në fakt, meksikanët kanë mbetur të kënaqur nga paraqitjet e bëra prej shkodranit tjetër Kristian Demaj që kanë patur në rradhët e ekipit të tyre dhe pikërisht për këtë, kanë hedhur sytë sërish nga Shqipëria dhe nga Shkodra duke zgjedhur këtë herë Nelson Hysën. Boksieri I peshës super të rëndë, siç dihet është një nga medalistët europianë teksa ka marrë medaljen e bronztë vite më parë. Përvoja e tij pritet t’I shërbejë edhe në përfaqësimet e tij në këtë Ligë e cila ka përballje shumë të forta dhe Hysa ka shumë mundësi të tregojë vlerat e tij. Por më shumë sesa pjesmarrja e tij në këtë Ligë, e rëndësishme është që boksi shqiptar po vlerësohet çdo ditë e më tepër në arenën ndërkombëtare. Sidomos shkodranët po dallohen në këtë mes teksa përveç pjesmarrjes në Ligën gjysmëprofesioniste ëSB, ato po përfaqësojnë edhe ekipin “Podgorica Falcons” në Euroligë. I pyetur në lidhje me këtë pjesmarrje në rradhët e ekipit meksikan, Hysa për gazeten do të shprehej” Besoj se mu realizua një nga ëndërrat më të bukura të karrierës time sportive. Kisha kohë që e dëshiroja një gjë të tillë për të përfaqësuar një ekip të huaj në një Ligë të tillë dhe tashmë kjo është bërë realitet. Natyrisht falenderon drejtuesit e ekipit “Mexico Guerreros” që më zgjodhën dhe besoj se nuk kam për t’i zhgënjyer me paraqitjet e mia”- ka thënë ai. Boksieri 30 vjeçar është 10 herë kampion i Shqipërisë dhe tashmë do nisë një përvojë të re ndërkombëtare duke shpresuar të bëjë më të mirën në ëord Series Boxing me ekipin “Mexico Guerreros”.
Gjergj KOLA